Rreth nesh
integrimi i grupmoshave
Rrugëtimi i Orus
Organizata Orus është një organizatë jofitimprurëse e cila e ka nisur rrugëtimin e saj në vitin 2018. Kjo organizatë ka për qëllim integrimin e të gjitha grupmoshave në aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike. Një prioritet tjetër i kësaj organizate janë grupmoshat e reja dhe aktivizimi i tyre në aktivitet e zhvilluara.
Vizioni
Organizata jofitimprurëse ORUS është Shoqatë. Një organizatë e krijuar me vullnetin e lirë dhe të plotë të themeluesve të saj .
Misioni
Në zhvillimin e aktivitetit të saj ORUS do të bazohet në dispozita ligjore duke u mbështetur në ligjet përkatëse për organizatat jofitimprurëse të shtetit Shqipëtar .
Programi
Organizata Jo Fitimprurese ORUS gezon liri dhe autonomi veprimi ne perputhje me Statutin ,me Aktin e themelimit dhe programin e saj .
Qëllimi i Orus
Shoqata përpiqet dhe punon për krijimin e një shoqërie sa më solide dhe koheze, duke stimuluar bashkëpunimin ndërmjet individëve dhe institucioneve për të realizuar qëllimet e saj, qëndra vepron në fusha të ndryshme,
Integrimi
Integrimi i shoqërisë shqipëtare në familjen e madhe europiane ,nëpërmjet fushatës së sensibilizimit dhe angazhimit masiv të të rinjve,studentëve si edhe sipërmarrësve dhe shtresave të tjera të popullsisë.
Ndërgjegjësimit
Aktivitete per rritjen e ndergjegjesimit publik mbi te drejtat e njeriut ne kontekstin e zhvillimit demokratik.Si kurse, trajnime, leksione te hapura ,panele diskutimi ,shkëmbime dhe programe.
Kooperim
Kooperim për zhvillim: përpunim studimesh,projektim pajisjesh dhe shërbimesh , realizim projektesh në lidhje me zhvillimin e integruar dhe me zbatimin e iniciativave edhe me qëllime financiare.
Shoqata Synon
Shoqata synon te punoje ne te gjitha llojet e aktiviteteve ,e punës kërkimore qe përqendrohen ne diskriminimin ne jetën private dhe publike te grupeve te ndryshme ne fushën e punësimit ,arsimit , shëndetësisë.
Objektivat
Prioritetet
Arti, turizmi dhe Kultura si prioritetet e një zhvillimi të ndërgjegjshëm nga ana e të gjithë aktorëve që janë të angazhuar në këto sektore;
Strategji
Ne këto fusha qëndra angazhohet të përpilojë strategji veprimi dhe bashkëpunimi me ente shtetërore dhe private që kanë peshë në sektoret ekonomike dhe turistike;
Promovim
Promovim të mentalitetit sipërmarrës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me Shoqata dhe institucione ekonomike edhe nëpërmjetë trajnimeve dhe asistencës në hartimin dhe organizimin e projekteve në fusha të ndryshme
Veprimtaria
Degët dhe bashkëpunimet
Veprimtaria e kësaj organizate Jo Fitimprurëse do të shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe në radhë bashkëpunimi dhe më gjerë.
Organizata Jo Fitimprurëse është e gatshme të krijojë degë të saja dhe të bashkëpunojë me organizata të tjera që kanë objekt të ngjashëm veprimtarie .