AKTIVITETE
Aktivitetet TONa
Aktivitete Kulturore
Aktivitete të ndryshme te shoqatës
Duke prmovuar krijimtarinë e artistëve në të gjitha fushat e artit dhe duke bashkëpunuar me organizata të tjera apo insitucione publike në këtë fushë .
Duke prmovuar krijimtarinë e artistëve në të gjitha fushat e artit dhe duke bashkëpunuar me organizata të tjera apo insitucione publike në këtë fushë .
Aktivitete Live
Koncerte dhe shfaqe live
Fotogaleri
Aktiviteti ynë në foto
Ansambli Amantia
Klasat e kercimit
Pjesëtaret e valleve
Ne ndihmojmë talentet
Grupi i valleve
Koncerti me Tenorët
më pjesëmarrjen e tenorëve te mirënjohur, Josif Gjipali, Kastriot Tushe dhe orkestra e RTSh
Koncerti i mbajtur ne Gusht te 2021,organizuar nga Bashkia Vlorë, më pjesëmarrjen e tenorëve te mirënjohur , Josif Gjipali ,Kastriot Tushe dhe orkestra e RTSh. U zhvillua ne zemrën qytetit te Vlorës ku pjesëmarrës ishte dhe Ansambli i Valleve Amantia, ansambli zyrtar i Orus OJF.
Ne ketë koncert Ansambli Amantia performoi disa nga vallet me te njohura për publikun. Disa prej performancave kishin si vije muzikore kënge qe ne i kemi vërtet përzemërt, Vallja e Kukësit, Vallja me motive Jugu, Vallja me motive te Tiranës etj.
Një falënderim i veçante shkon për tenorët: Kastriot Tusha, Josif Gjipali, si edhe për anëtarët e Ansamblit Amantia.
Dita e Evropës
Dita e Evropës, e organizuar ne 9 maj 2022 ne TOB nga ORUS OJF
Dita e Evropës, e organizuar ne 9 maj 2022 ne TOB nga ORUS OJF ne bashkëpunim me ministrin e kulturës, bashkinë e Tiranës dhe delegacionin evropian ne Tiranë
Santarém Portugali ne Celestino Graça Festival
Nga data 6 deri ne 11 shtator 2022 ne Santarém Portugali ne Festivalin e Celestino Graça - A Festa das Artes e das Tradições Populares do Mundo
Ansambli folklorik “Amantia” e mbylli misionin e tij artistik në Portugali me shumë sukses ! Paraqitja dinjitoze, niveli i lartë artistik, performancës se shkëlqyer, kishte edhe atë te prezantimit me shume vlerë te Vlorës në veçanti dhe Shqipërisë në përgjithësi !Albania dhe Vlora ishin dy emrat me te lakuara ato ditë në qytetet ku u mbajtën Festivalet ! Mediat vendase i bënin jehone, te surprizuar, bazës burimore te këtij floku te veçante qe vinte kaq bukur nga Albania, nga Vlora, e pastaj i bënin jehone surprizës tjetër te mrekullive vlonjate, turizmit, natyrës dhe zhvillimit urban.E ku ka reklame me te bukur !E pra ishin këta artistet e rinj vlonjate, njeri me i mire se tjetri, që të gjithë së bashku me drejtuesin e tyre dr. Elidon Brahimin i dhanë zërin e shpirtin e tyre…!Misioni i Ansamblit “Amantia” ne Santarém te Portugalisë u përmbyll me shume sukses, ftesat e para të bashkëpunimit nga Spanja, Meksika dhe Polonia u nënshkruan qe atje.
Festivali "Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen"
Nga data 15 - 16 QERSHOR 2023. Nga juria profesionale Ansambli "Amantia" u vlerësua me çmimin e dytë
Nata Finale e Festivalit “Eshke e ndezur mbi Shkëlzen” ishte e veçante, ku me kënge e valle festuam ditën e lirisë së Deçanit!. Ishte një privilegj dhe kënaqësi të ishim pjese e këtij festival! të mire organizuar në Deçan. Falënderojmë organizatorët për mundësinë e dhënë. Në shënimin e 24 vetorit te Çlirimit të Deçanit, i pranishëm ishte edhe z. Ramush Haradinaj, luftëtare, familjarë te dëshmorëve e qytetarë të shumte te komunës së Deçanit e me gjere.Festival! kishte karakter garues dhe për dy netë radhazi përformuan grupet kulturore-artistike nga të gjitha trojet shqiptare, te cilat na dhuruan dy nete të paharrueshme. Nga juria profesionale Ansambli “Amantia” u vlerësua me çmimin e dytë
Festivalin Ndërkombëtar të Folkut në Poloni
27 Korrik -7 gusht 2023. Ansambli "Amantia" vlerësohet me çmim special në Festivalin Ndërkombëtar të Folkut në Poloni.
aktivitet per hapjen e sezonit turistik
15 maj 2023. këtë mbrëmje artistët e folkut të Ansamblit Amantia. per hapjen e sezonit turistik
Në sheshin e “lungomares” në atë aktivitetin sa të veçantë aq edhe popullor dhe të bukur., ata të mrekullueshmit fëmijë të zysh Albana Tushe Curo dhe mjeshtrit e mëdhenj të polifonisë Nazif Çela, Vendim Kapaj dhe të ndritëshmit, Goliku, Gëzimi, Arditi dhe Polikroni.Floku, trashëgimia, dhe Tradita kulturore ishin në qendër të aktivitetit, që pa mëdyshje u kthye në një spektakël të vërtetë popullor, ku performancat artistike u njehsuan me pjesëmarrjen masive të publikut pa dallim, vendas apo turist të huaj !
në "Odën Dibrane" suksesi i Artistëve tanë të folkut ishte i merituar
13 tetor 2023. "Oda Dibrane" si në traditën e saj të bukur, edhe këtë vit i ka shtruar sofrat e saj të mikpritjes në të dyja Dibrat .
“Oda Dibrane” si në traditën e saj të bukur, edhe këtë vit i ka shtruar sofrat e saj të mikpritjes në të dyja Dibrat e këtej andejme, në të madhen e Maqedonisë së veriut dhe në të voglën e Peshkopisë sonë !
Veli Vraniçi, mjeshtri i madh, emër madhi i Odës së dibranëve kish kohë që na kërkonte pjesëmarrjen e Vlorës në këtë event.
Dhe Ansambli “Amantia” përfaqësoi Qëndrën Kulturore të Bashkisë Vlorë denjësisht, duke u vlerësuar për virtuozitetin e polifonisë me ” Janinës çi panë sytë”…!
Grupi, i krahasuar dikur si “gjashtë violinat e magjishme”, e ri sollën këtë këngë plot 40 vjet më pas, po aq magjishëm, por me katër mjeshtrit të mëdhenj, me Nazif Çelën, Golik Likën, Vendim Kapaj, Fatosh Likajn, si dhe me Gezim Rakipin dhe Avdi Zholin. Në Dibrën e madhe, nata e parë ! Aty ku edhe ndjesia kombëtare është më e madhe.
Një mbrëmje e madhe festive, një atmosferë e zjarrtë me ngrohtësi dhe dashuri mirëpritjeje !.E mandej forca interpretative dhe pa diskutim bukuria artistike e Ansamblit tonë, i bëri bashkë rreth tij pa dallim, politikanë, zyrtarë dhe publikun e shumtë !
Takimet e tilla artistike janë të rëndësishme për mbajtjen gjallë të traditës dhe përçimin edhe të pasurisë shpirtërore.