
Mirseerdhe në shoqatën tonë
Veprimtaria e ORUS
Llojet e valleve
Vallet qe performon ansambli ‘Amantia’ jane nga te gjtha trevat dhe krahinat e Shqiperise.

Vallja me motive jugu
Vallja me motive jugu, ku kercehet nga gjithe grupi, vajza dhe djem,me motivet e jugut te Shqiperise e shoqeruar nga orkestrina, kengetar dhe isopolifonia.

Vallja me motive te Tiranes
Vallja me motive te Tiranes, valle me motive te dasmes tiranase, melodi e perkryer e Shqiperise se mesme dhe interpretim perfekt mga valltaret e ansamblit.

Vallja e Tropojes
Vallja e Tropojes, zona e veriut te Shqiperisë, interpretuar nga vajzat valltare. Valle dinamike, me embelsine e bjeshkeve veriore.

Vallja Çame
Vallja Çame, valle me motive nga krahina e Çamerise, ku dominon epizmi dhe lirika. Vallja e Osman Takes, kryeveper e folkut shqiptar.

Vallja e Garës
Vallja e Garës, nje kombinim dhe koreografi e nderthurur mes Shqiperise se Mesme, Veriore dhe zones se Korces. Valle energjike dhe me alternimet e muzikes se shume trevave shqiptare, kjo nderthurje e trevave e ben akoma dhe me te vecante dhe emocionuese.

Vallja e Shupalit
Vallja e Shupalit, valle e kercyer nga 5 valltare, 3 vajza dhe 2 djem, valle e vecante, lirike, shume energjike dhe e vecante ne llojin e vet.
eja fillo dhe ti !
Bëhu antar i shoqatës orus
Të jesh anëtar/e i një organizate jofitimprurëse është shumë e thjeshtë ,por të bëhesh anëtar i Shoqates ORUS është thjeshtë fantastike.
- Programe për të gjithë grupmoshat.dhe per te gjith te interesuarit
- Informacion për këdo që është i dashuruar me botën e artit dhe kulturës.
- Aktivitete në kuadër të tematikave sociale ,guidave turistike në Vlorë,Shqipëri dhe jo vetëm.
- Njohja me kulturën vendase dhe informacion rreth aktiviteteve te Ansamblit ‘AMANTIA’ .
Ansambli
Kërcimtaret e ansamblit kanë një përvojë mbi 10 vite që performojnë në skena të ndryshme Shqipëtare dhe jo vetëm . Vallet e performuara nga kërcimtarët e asamblit “Amantia” janë tradicionale folklorike kryesisht nga jugu i shqipërise por jo vetëm,një pjesë e madhe e tyre përfshin gjithashtu edhe valle të të gjitha trevave shqipëtare .