Mirseerdhe në shoqatën tonë

Veprimtaria e ORUS

Organizata Orus është nje organizatë jofitimprurëse e cila e ka nisur rrugëtimin e saj në vitin 2018 . Veprimtaria e kësaj organizate JoFitimprurëse do të shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe në rradhë bashkëpunimi dhe më gjerë .Arti, Kultura dhe Turizmi janë prioritetet kryesore të ORUS. Shoqata përpiqet dhe punon për krijimin e një shoqërie sa më solide dhe koheze, duke stimuluar bashkëpunimin ndermjet individëve dhe institucioneve për të realizuar qëllimet e saj . Qëndra vepron në fusha të ndryshme për të arritur këto qëllime. Promovimi i grupmoshave të reja nëpër aktivitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit është një nga qëllimet kryesore të kësaj organizate.
Llojet e valleve

Vallet qe performon ansambli ‘Amantia’ jane nga te gjtha trevat dhe krahinat e Shqiperise.

Vallja me motive jugu

Vallja me motive jugu, ku kercehet nga gjithe grupi, vajza dhe djem,me motivet e jugut te Shqiperise e shoqeruar nga orkestrina, kengetar dhe isopolifonia.

Vallja me motive te Tiranes

Vallja me motive te Tiranes, valle me motive te dasmes tiranase, melodi e perkryer e Shqiperise se mesme dhe interpretim perfekt mga valltaret e ansamblit.

Vallja e Tropojes

Vallja e Tropojes, zona e veriut te Shqiperisë, interpretuar nga vajzat valltare. Valle dinamike, me embelsine e bjeshkeve veriore.

Vallja Çame

Vallja Çame, valle me motive nga krahina e Çamerise, ku dominon epizmi dhe lirika. Vallja e Osman Takes, kryeveper e folkut shqiptar.

Vallja e Garës

Vallja e Garës, nje kombinim dhe koreografi e nderthurur mes Shqiperise se Mesme, Veriore dhe zones se Korces. Valle energjike dhe me alternimet e muzikes se shume trevave shqiptare, kjo nderthurje e trevave e ben akoma dhe me te vecante dhe emocionuese.

Vallja e Shupalit

Vallja e Shupalit, valle e kercyer nga 5 valltare, 3 vajza dhe 2 djem, valle e vecante, lirike, shume energjike dhe e vecante ne llojin e vet.
eja fillo dhe ti !

Bëhu antar i shoqatës orus

Të jesh anëtar/e i një organizate jofitimprurëse është shumë e thjeshtë ,por të bëhesh anëtar i Shoqates ORUS është thjeshtë fantastike.

Rreth Ansamblit

Ansambli

Kërcimtaret e ansamblit kanë një përvojë mbi 10 vite që performojnë në skena të ndryshme Shqipëtare dhe jo vetëm . Vallet e performuara nga kërcimtarët e asamblit “Amantia” janë tradicionale folklorike kryesisht nga jugu i shqipërise por jo vetëm,një pjesë e madhe e tyre përfshin gjithashtu edhe valle të të gjitha trevave shqipëtare .

postimet e fundit

Blogu ynë
No Content Available

Merr lajme, të reja, njoftime për evente speciale dhe më shumë kur abonohesh në listën tonë të emaileve