PROJEKTE

Çdo projekt është një mundësi për të mësuar, për të krijuar dhe rikrijuar…

talente te reja

Projekti Multimedia

I zhvilluar në Maj të 2018 në qytetin e Vlorës . Ky projekt erdhi në bashkëpunim me Universitetin e Arteve Të Bukura ,Tiranë ku u synua promovimi i talenteve të reja dhe informimi i të rinjve të qytetit të Vlorës me një art të ri kontemporan.

Aktivitete shoqerore

Aktiviteti u zhvillua në disa lokacione të ndryshme të qytetit të Vlorës për 3 ditë rresht.

Arti Kontemporan

Multimedia është degë e artit kontemporan e cila merret me videoartin, videoinstalacionin, instalacion si edhe performancën.

Universiteti i Arteve të Bukura

Studentë dhe pedagogë të Universitetit të Arteve të Bukura iu bashkuan këtij projekti duke dhënë kontributin e tyre në këtë aktivitet. Idetë dhe krijimet e tyre u prezantuan gjatë 3 ditëve të zhvillimit të aktivitetit.

luajme me ngjyrat

Projekti “Luajmë, krijojmë, këndojmë dhe kërcejme sëbashku!”

I zhvilluar përgjatë muajit  Nëntor dhe Dhjetor të 2021 në qytetin e Vlorës . Një nga aktivitete me te bukura te zhvilluar nga Orus dhe pjesëmarrësit e tij. Projekti Luajmë me ngjyrat u zhvillua ne kuadër te ditës kushtuar Fëmijëve me Aftësi te kufizuara. Projekti konsistoi ne dhënien e kontributeve materiale dhe shpirtërore për fëmijët e qendrës PAK. Telajo, penela dhe ngjyra ishin mjetet modeste qe u përdoren por aq sa modeste aq dhe te dashura për fëmijët e qendrës. Përveç fëmijëve dhe stafit si edhe vullnetareve te Orus, piktorë dhe personalitete të tjera iu bashkuan këtij projekti. Ideja e “Luajmë me ngjyrat” qëndronte ne argëtimin e fëmijëve duke pikturuar ne telajo dhe me pas shitjen e pikturave te tyre duke mbledhur një fond për vete këta fëmije. Te dhurosh dashuri nuk kushton asgjë, ky është qëllimi kryesor i Orus. Te mësojmë brezat e ri qe te dhurojnë dashuri dhe mbështetje për  bashkëmoshatarët e tyre. ORUS OJF falënderon te gjithë pjesëmarrësit si edhe qendrën PAK për realizimin e këtij projekti.