ANSAMBLI
ANSAMBLI AMANTIA
Ansambli Amantia
Rreth Ansamblit
Një përfaqësim tjetër i kësaj organizate është dhe ansambli i këngëve dhe valleve tradicionale Shqipëtare “AMANTIA” .Ky ansambël është i përbërë prej valltarëve ,instrumentistëve dhe polifonisë të cilët të gjithë bashkë formojnë një grup vullnetar me dëshirën dhe pasionin për të trashëguar vlerat dhe kulturën për traditat tona kombëtare.
Polifonia
Grupi i polifonisë i përbërë prej disa personash të cilët performojnë prej vitesh në skenë këngën e vecantë polifonike e cila është një nga pjesët e traditës shqipëtare. Duke përmendur këtu polifoninë (këngën tradicionale shqipëtare) e cila është dhe një pasuri kulturore kombëtare e mbrojtur nga UNESCO. Polifonia në vetvete është mënyre e të kënduarit pa orkestër duke përdorur vetëm zërat dhe kombinimet e tyre.
Orkestrina
E përbërë prej 4-5 muzikantë të cilët performojnë në skenë me vegla muzikore të ndryshme.Si psh : Klarinetë,firzamonikë,violinë,def,daulle si edhe kitarë.
Valltarët
Kërcimtaret e ansamblit kanë një përvojë mbi 10 vite që performojnë në skena të ndryshme Shqipëtare dhe jo vetëm . Vallet e performuara nga kërcimtarët e asamblit "Amantia" janë tradicionale folklorike kryesisht nga jugu i shqipërise por jo vetëm,një pjesë e madhe e tyre përfshin gjithashtu edhe valle të të gjitha trevave shqipëtare .