Supreme International Voice Festival 2025
22 – 25 Maj 2025
Vlorë, Shqipëri
Festival Ndërkombëtar Muzikor për Fëmijë dhe të Rinj Organizator:OJF “ORUS”
Festivali Ndërkombëtar i kenges per femije dhe te rritur Supreme International Voice Festival është një ngjarje muzikore që synon të promovojë talentet vokale nga e gjithë bota. Ky festival ofron një platformë për artistët e rinj dhe të afirmuar për të shfaqur aftësitë e tyre në një skenë ndërkombëtare, duke bashkuar kultura dhe stile të ndryshme muzikore.
JURIA NDËRKOMBËTARE 2025
Me kënaqësi ju prezantojmë anëtarët e jurisë ndërkombëtare të Supreme Voice International Festival 2025
të cilët do të vlerësojnë me profesionalizëm dhe pasion performancat e artistëve pjesëmarrës:

Doina Elena Bentu
Pedagoge dhe trajnere vokale me përvojë të gjatë. Drejtoreshë artistike e festivalit ndërkombëtar “Golden Teddy Bear” në Rumani dhe presidente e Shoqatës “Golden Dolphin”.

Tolga Gurdil
Kompozitor dhe producent muzikor nga Turqia, Drejtor i Festivalit “The ottoman dream” Turqi i njohur për krijimet e tij në muzikën moderne dhe për përfshirjen në festivale ndërkombëtare.

Marjan Kataroski
President i Shoqatës Botërore të Festivaleve (WORLD ASSOCIATION FESTIVAL) dhe drejtor i disa festivaleve ndërkombëtare, përfshirë “Forum of Choirs” dhe “Ezerski Biseri”.

Zina Zdrava
Artiste dhe pedagoge e njohur nga Shqipëria me përvojë të gjerë në edukimin muzikor dhe pjesëmarrëse në juritë e festivaleve të ndryshme.

Toni Aleksovski

James Powerson
Producent artistik dhe trajner vokal nga SHBA, me përvojë në mentorimin e artistëve të rinj dhe organizimin e ngjarjeve muzikore.

Anjeza Agolli
Pedagoge dhe trajnere vokale nga Shqipëria, e njohur për kontributin e saj në edukimin muzikor dhe përgatitjen e talenteve të reja dhe brezin e ri ne shqiperi e me gjere

Adrienn Junek
Presidentja e Shoqatës “Star to Born” në Hungari, mësuese muzike, kompozitore dhe mentore për fëmijët dhe artistët e rinj. Organizatore e konkursit ndërkombëtar të muzikës për fëmijë “Star To Born”.

Jeris Kaso
Kompozitor dhe producent, me përvojë në drejtimin artistik të ngjarjeve muzikore dhe mentorim të artistëve të rinj. Një figurë aktive në skenën shqiptare të muzikës moderne.

Arta Haziri-Nuhiu
Pedagoge dhe organizatore e festivaleve ndërkombëtare. Drejtoreshë e festivalit “Rising Star” në Kosovë dhe pjesëmarrëse në juritë e festivaleve në Itali dhe Turqi Maqedoni ,Spanje e shume vende te tjer.

Erza Mulaj
E ftuar speciale

Armando Di Pompeo
Producent muzikor dhe menaxher artistësh, me përvojë të gjerë në fushën e muzikës live dhe eventeve ndërkombëtare. Drejtor i projekteve që promovojnë bashkëpunimin mes artistëve evropianë.
Karakteristikat kryesore të festivalit përfshijnë
Karakteristikat kryesore të festivalit përfshijnë
Performanca Live
Artistët kanë mundësinë të performojnë live para një audience të gjerë dhe një jurie prestigjioze, duke përfshirë emra të njohur në industrinë muzikore.
Çmime dhe Vlerësime
Festivalit i jepet rëndësi e veçantë vlerësimit të performancave, duke ndarë çmime për kategori të ndryshme, si zëri më i mirë, interpretimi më emocional, dhe talenti më premtues.
Ndërkombëtarizimi
Duke ftuar pjesëmarrës nga vende të ndryshme, festivali promovon shkëmbimin kulturor dhe diversitetin muzikor.
Zhvillimi i Talenteve
Përveç konkurrencës, festivali ofron mundësi për zhvillimin profesional të artistëve përmes workshop-eve dhe masterclass-eve të udhëhequra nga profesionistë të njohur.
“Supreme Voice International Festival” është një ngjarje që jo vetëm feston artin e zërit, por edhe kontribuon në zhvillimin dhe promovimin e artistëve në skenën ndërkombëtare muzikore.
Pjesëmarrësit sipas kategorive
Kategoria e 1
