PROJEKTE

Çdo projekt është një mundësi për të mësuar, për të kuptuar problemet dhe sfidat, për të krijuar dhe rikrijuar…

talente te reja

Projekti Multimedia

I zhvilluar në Maj të 2018 në qytetin e Vlorës . Ky projekt erdhi në bashkëpunim me Universitetin e Arteve Të Bukura ,Tiranë ku u synua promovimi i talenteve të reja dhe informimi i të rinjve të qytetit të Vlorës me një art të ri kontemporan.

Aktiviteti u zhvillua në disa lokacione të ndryshme të qytetit të Vlorës për 3 ditë rresht.

Multimedia është degë e artit kontemporan e cila merret me videoartin, videoinstalacionin, instalacion si edhe performancën.

Studentë dhe pedagogë të Universitetit të Arteve të Bukura iu bashkuan këtij projekti duke dhënë kontributin e tyre në këtë aktivitet. Idetë dhe krijimet e tyre u prezantuan gjatë 3 ditëve të zhvillimit të aktivitetit.